RTV Ora - Ambasada Amerikane shpjegon reformën: Askush nuk mund ta blejë drejtësinë

  • 5 years ago
#rtvora
Personat me pushtet apo me para nuk do të kenë mundësi të blejnë vendimet e gjyqësorit të ri në Shqipëri. Ambasada amerikane në Tiranë përmes një video mesazhi shpjegues për reformën në drejtësi thekson se strukturat e reja kanë në përbërje gjyqtarë dhe prokurorë të verifikuar të cilët do të jenë të pavarur në hetimin, ndjekjen penale dhe dënimin e zyrtarëve të lartë dhe anëtarëve të krimit të organizuar.

Sistemi i ri i drejtësisë nuk do të blihet në të ardhmen nga personat me para dhe me pushtet. Ambasada Amerikane në Tiranë ka publikuar një tjetër video shpjeguese për reformën në drejtësi, ku thekson se organet e reja do të jenë të pavarura në vendimet e tyre.

Sipas selisë diplomatike të SHBA, kushtetuta e re siguron që Shqipëria të ketë gjyqtarë dhe prokurorë të pastër që I janë nënshtruar vettingut.

Ky proces i rivlerësimit të gjyqtarëve dhe prokurorëve kontrollon aftësinë profesionale, burimet e pasurisë, pastërtinë e figurës dhe lidhjet me krimin.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/article/ambasada-amerikane-shpjegon-reformen-askush-nuk-mund-ta-bleje-drejtesine

Follow Ora News

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Follow Ora News on Google+ HERE http://bit.ly/2TdjAJz

Recommended