Ora News - Meta: Protesta e garantuar me Kushtetutë, askush nuk mund ta ndalojë

  • 4 years ago
#tvora #rtvoranews
A po shfrytëzohet gjendja e fatkeqësisë natyrore, për të kufizuar liritë dhe të drejtat e njeriut? Kjo është pyetja që është ngritur nga shumë qytetarë, dhe së fundmi edhe nga opozita shqiptare.

Presidenti Ilir Meta, nuk jep një koment për këtë, por i bën thirrje institucioneve të garantojnë të drejtën e protestës së qytetarëve, si e drejtë themelore kushtetuese, pavarësisht situatës.

"Lidhur me çështjen e protestave, tubimeve dhe manifestimeve, Kushtetuta e garanton këtë të drejtë themelore që është fondamentale për ekzistencën e demokracisë. Është një e drejtë që duhet respektuar nga autoritetet. Duke qenë se jemi në situatë të veçantë duhen marrë të gjitha masat jo që të ndalohet por të zhvillohet në përputhje me kushtet specifike të distancimit social dhe ruajtjes së sigurisë dhe duhet të jenë paqësore. Zëri i qytetarëve duhet dëgjuar në çdo kohë dhe shpresoj që kjo të ndodhë në të ardhmen".

Sakaq, Ilir Meta, vlerëson si të avancuara në standarde ndryshimet në kodin penal për raste e fatkeqësisë natyrore, ndërsa kërkon që aktet nënligjore të bëhen konform tyre.

Në interes të medias Presidenti komentoi debatin me anëtarin e Gjykatës së Lartë, Ardian Dvorani, ndërsa tha se shkarkimi i tij është në përgjegjësi e Këshillit të Lartë Gjyqësor.

Për më shumë lexoni në:
https://oranews.tv/article/po-kufizohen-te-drejtat-e-njeriut-meta-protesta-e-garantuar-me-kushtetute-askush-nuk-mund-ta-ndaloje.

Follow TV Ora dhe RTV Ora News

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Recommended