Thaçi i përgjigjet Aktakuzave: Askush nuk mund ta rishkruajë historinë e Kosovës! - Vizion Plus
  • 4 years ago
http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
?Askush nuk mund ta rishkruajë historinë e Kosovës!?Kjo është përgjigjja e kreut të shtetit Kosovar, dy ditë pas ngritjes së aktakuzave nga prokuroria speciale në Hagë.
Ndërsa një vit më parë, i pyetur nga gazetarët gjatë një konference për shtyp , presidenti Thaci është shprehur besimplotë në pafajësinë e tij dhe i gatshëm për tiu përgjigjur cdo ftese nga organi ndërkombëtar i drejtësisë.
Ndërkohë delegacioni serb dhe ai kosovar nuk do të jenë në Uashington për dialogun të shtunën, por takimi do të riorganizohet.
Në një postim në Twitter, diplomati amerikan Richard Grenell është shprehur se e mirëkupton vendimin e përfaqësuesve të Kosovës. Duke iu përgjigjur kritikave për pazaret e territoreve, Grenell ka nënvizuar se në tryezë do të flitet për vendet e punës dhe ekonominë e rajonit.?
Kam folur drejtpërdrejt me këshilltarët gjermanë dhe francezë të sigurisë kombëtare për të koordinuar qëndrimet tona ekonomike.
Shkëmbimi i territoreve nuk është diskutuar asnjëherë në praninë time. Ne nuk përfshihemi në politikën e Kosovës apo Serbisë, ne koordinojmë palët.
?Nga ana tjetër, Gjermania dhe Franca po përgatiten për një takim tjetër mes Prishtinës dhe Beogradit që do të zhvillohet në Paris. Ambasadat e të dyja vendeve kanë konfirmuar se kancelarja gjermane Angela Merkel dhe presidenti francez Emmanuel Macron synojnë të ndihmojnë përpjekjet e Brukselit për të arritur një marrëveshje mes palëve.
------------------------------------------------------------------
Subscribe: https://www.youtube.com/user/vizionplusalbania?sub_confirmation=1
Recommended