Kritika nga Thaçi dhe Mustafa/ Presidenti i Kosovës nuk shkoi në samit
  • 4 years ago
Sot në Ohër u mbajt takimi i udhëheqësve të vendeve të Ballkanit Perëndimor, një takim që është vazhdimësi e takimit të 10 tetorit që u mbajt në Novi Sad për krijimin e një ?Shengeni? ballkanik mes Shqipërisë, Serbisë e Maqedonisë së Veriut.


Në takimin e së dielës janë ftuar edhe Kosova, Mali i Zi e Bosnja e Hercegovina. Por, presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, tha të shtunën se ka refuzuar pjesëmarrjen për disa arsye: ?së pari, Kosova, qëllimshëm ishte anashkaluar nga Serbia në Samitin e Parë të kësaj iniciative të re rajonale. Së dyti, vizioni i vetëm i Kosovës mbetet anëtarësimi në BE dhe NATO. Prandaj, ne nuk duam që në asnjë rrethanë ta zëvendësojmë perspektivën tonë euroatlantike me çfarëdo iniciative rajonale.Dhe, së treti, kjo iniciativë rajonale është e pakuptimtë për aq kohë sa Serbia dhe Bosnja dhe Hercegovina nuk e njohin pavarësinë e Kosovës?.

Ai shkroi në rrjetin Facebook se Kosova është e përkushtuar për fqinjësi të mirë dhe heqjen e pengesave për lirinë e njerëzve dhe mallrave. ?Por, Kosova nuk mund të jetë pjesë e një Samiti të tillë në te cilin marrin pjesë shtete, të cilat ende nuk e njohin realitetin e Kosovës së pavarur. Ne jemi të përkushtuar që të tejkalojmë pengesat aktuale nëpërmjet dialogut dhe marrëveshjes për njohje reciproke. Vetëm atëherë kur të ndodhë një gjë e tillë, ne do të bëhemi pjesë e iniciativave të tilla rajonale si shtete të barabarta?, shkroi ai. Ndërsa lideri i lidhjes demokratike të Kosovës, Isa Mustafa tha se politikat e Mini-shengenit i largojnë vendet e Ballkanit Perëndimor nga rruga e integrimeve evropiane dhe i çon në strofullën euroaziatike të dominuar nga Rusia.

?Janë këto manovrime të Serbisë për të bishtëruar detyrimet ndaj Bashkimit Evropian për normalizim të marrëdhënieve me Kosovën dhe për njohje të pavarësisë së Kosovës. Ndoshta kryeministri i Shqipërisë dhe ai i Maqedonisë Veriore e kanë të qartë se ku janë interesat e vendeve të tyre por Kosova asesi?, thuhet në reagimin e Mustafës.

Udhëheqësit e tre vendeve ballkanike, kryeministri i Shqipërisë Edi Rama, Presidenti i Serbisë Aleksandër Vuçiç dhe kryeministri i Maqedonisë së Veriut Zoran Zaev ranë dakord më 10 tetor që brenda vitit 2021 ?të eliminojmë kontrollet kufitare dhe pengesat e tjera të lëvizjes së lirë brenda rajonit?. Ata patën rënë dakord që në takimet e radhës të ftohen edhe vendet tjera dhe që dallimet që ekzistojnë për çështje të tjera, siç është dhe rasti mes Serbisë e Kosovës, nuk duhet të bëhen pengesë për të ecur përpara së bashku me këtë projekt.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV

Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
Recommended