RTV Ora - Eksperti tregon problemet që sjellin krizën e pensioneve, ja si mund t'u jepet zgjidhje
  • 5 years ago
#rtvora
Ekspert i ekonomisë, Naim Hasa i ftuar në emisionin "Ekopolitikë" në RTV Ora deklaroi se dy problemet që ndikojnë drejtëpërdrejtë në skemën e pensioneve janë rritja e moshës së pensioneve dhe ulja e ndjeshme e numrit të lindjeve.

Gjithashtu Hasa ka dhënë dhe zgjidhjen se si mund të dilet nga kriza.

Pjesë nga biseda:

Kadia: Si e shihni të ardhmen e skemës së pensioneve?

Hasa: Problemet e pensioneve sot dhe veçanërisht financimi i skemave të pensioneve, paraqesin problematikë si rrjedhojë e dy faktorëve. Rritja e moshës së pensioneve dhe ulja e ndjeshme e numrit të lindjeve. Këtë skema e pensioneve e vuan shumë. E ardhmja e këtij sistemi është krijimi i një sistemi të alternuar, e ndarjes së përgjegjësisë midis individit dhe shoqërisë.

Kadia: Çfarë kërkoni konkretisht?

Hasa: Vendosja si një komponent shumë i rëndësishëm e pensioneve private. Skema e pensioneve paraqiten me dy komponentë të rndësishëm në këtë rast siç e kanë maqedonia, Kosoava apo edhe vendet e Europës.

1-Një pension shtetëror, bazë, i konsoliduar, zgjidh një problem që ka të bëjë me pensionet aktuale.

2- Një pension privat, që akumulohen nga kontributet që derdh çdo njeri në skema.

Kjo kërkon ndarjen e kësaj përgjegjësie. Një pjesë e këtij kontributi të shkojë për skemën shoqërore, që të paguhen këto pensionistë që aktualisht janë dhe një pjesë të shkojë dhe të kapitalizohet, të investohet dhe t'i rikthehet atij sëbashku me fitimin.
Për më shumë lexoni në:
http://www.oranews.tv/article/eksperti-tregon-problemet-qe-sjellin-krizen-e-pensioneve-ja-si-mund-tu-jepet-zgjidhje
Follow Ora News

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Follow Ora News on Google+ HERE http://bit.ly/2TdjAJz
Recommended