Demalia: Duhet hequr klasa e vjetër politike, krijojnë krizën e më pas ulen në tryezë për zgjidhje
  • 4 years ago
#tvora #rtvoranews

Edhe pak orë na ndajnë nga arritja ose jo e një marrëveshje mes palëve politike në Këshillin Politik për reformën zgjedhore.

Analisti Ilir Demalia e sheh me skepticizëm këtë takim pasi shprehet se nga klasa politike shqiptare nuk pritet më progres.

Në një intervistë për Ora News ai deklaroi se mazhoranca dhe opozita i krijojnë vetë krizat politike e më pas ulen në tryezë për të gjetur zgjidhje.

Demalia: Kjo nuk është asgjë e re nga fronti i hajdutëve të politikës shqiptare. Kjo ka ndodhur në 30 vitet e fundit në Shqipëri. Ata që janë në fuqi sëbashku me ata që janë në opozitë krijojnë kriza dhe ulen e bëjnë marrëveshje për krizën që e krijuan vetë. Mban në fuqi sërish këtë bandë politike. Ka 30 vjet që po këto njerëz që sundojnë Shqipërinë. Nuk kanë sjellë asgjë, gjendja ka degraduar. Institucionet kanë degraduar. Shoqëria dhe shteti janë në reformim, çdo ngjarje krijon reforma të reja dhe gjithmonë shkon në progres, jo në regres. Ne jemi në gjendje primitive shtetërore. Me dhunë nuk ke fuqi që t?i heqësh, sepse është kompromentuar shoqëria dhe sistemi. Duhet të krijohet një lëvizje e re politike. Në 30 vite demokraci kemi pasur të njëjtën klasë politike që ka marrë çelësin në dorë dhe u shërbejnë klientelës së tyre.



Për më shumë lexoni në: https://oranews.tv/article/demalia-zgjedhoren-duhet-hequr-klasa-e-vjeter-politike-krijojne-krizen-e-me-pas-ulen-ne-tryeze-te-gjetur-zgjidhje

Follow TV Ora dhe RTV Ora News

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp