Conte: Zhbllokoni krizën e reformën zgjedhore, opozita të ulet në tryezë me mazhorancën..

  • 5 years ago
ROME-Kryeministri Edi Rama po zhvillon një vizitë zyrtare në Itali, ndërsa pas takimit me homologun Conte dolën në një konferencë për shtyp. Kryeministri italian ripërsëriti edhe njëherë ftesën për opozitën që të ulet në dialog pa kushte me qeverinë për të zhbllokuar krizën politike me qëllim miratimin e reformës zgjedhore.

"Kam inkurajuar ne menyre te perseritur kryeministrim Edi Rama për nje ftesë të hapur me opozitën, me qëllim zhbllokimin e problematikave që prej kohësh pengojnë Shqipërinë të ecë në rrugën e reformave të nisura, në veçanti reformës zgjedhore. Dhe po i lejoj vetes si kryeministri i një vendi që ka një traditë miqësie shumë të gjatë dhe te forte me Shqipërinë... I ripërsëris edhe një herë ftesen forcave opozitare, te ndjekin te njejten qasje, me shpirt konstruktiv dhe nëse më lejoni, pa kushte" tha ai.

Recommended