1 vit nga djegia e mandateve/ Nga protestat te ulja në tryezë me PS për reformën zgjedhore

  • 4 years ago
Një vit më parë, ky shesh ishte vatra e protestave opozitare të cilat jo pak herë u shoqëruan me dhunë. 16 shkurti do pasohej nga një seri aktesh ekstreme, të cilat kulmuan me djegien e mandateve dhe bojkotimin e zgjedhjeve lokale.


Një vit më pas opozita nuk është më në këmbë, por e ulur ne tryezën e dialogut. Krahas përpjekjeve të opozitës për ta rrezuar, Edi Rama vijon i patrazuar punën në zyrën e tij, Parlamenti funksionon edhe me 122 deputet, zgjedhjet e parakohshme nuk janë në planet e socialistëve, ndërsa demokratët qeverinë kujdestare tashmë e kërkojnë përmes instrumenteve ligjore dhe jo në rrugë.

?Nga njëra anë, djegia e mandateve dhe bojkotimi i zgjedhjeve si rrjedhojë e kësaj, i shërbeu Lulzim Bashës për dy gjëra. I shërbeu për të treguar natyrën e vërtetë të regjimit te Edi Ramës dhe në këtë pikëpamje mund të quhet një sukses. Nga ana tjetër mënyra sesi këtë sukses po e përdor opozita dhe Lulzim Bashës duke u ulur prapë në tryeze për të biseduar me Edi Ramën është djegie e kauzës qe nisën nje vit me pare?, tha Andi Bushati.

? Nga pikëpamja politike zoti Basha ka kuptuar se radikalizimi te protesta kulmi i te cilet ka arritur ne 30 qershor ka deshtuar dhe po kerkon nje rruge alternative, pra te rifutet ne tryezen e dialogun duke zbutur tonet, por duke krijuar edhe nje percarje brenda partise se ne po degjojmë se zoti Berisha vijon te beje thirrje per proteste dhe dhune dhe pjesa tjeter pra zoti Basha qe ka lidershipin zyrtar te pakten ben thirrje per paqe, bisedime dhe natyrisht per zgjedhjet e parakohshme edhe pse rrethanat nuk jane te parashikuar?, tha Carlo Bolino.

Nëse një vit më parë Lulzim Bashën e shihnim në rrugë mes protestuesve tashmë ai është prapë në rrugë, me një komunikim krejt të ri.

? Aksionin e diteve te fundit te lulzim Bashes për tu hequr me shume si qytetar sesa politikan dhe për të nisur nje fushatë parazgjeshore pa pasur nje fushatë të tille e shoh si forme propagandistike per ti mbushur medjen njerezve te vet, militanteve te PD-së dhe të opozitës qe zgjedhjet e parakohshme janë afer. Nderkohe që nga mazhoranca nuk ka asnje sinjal qe janë te gatshem qe te pranojë zgjedhjet e parakoshme. Pra është me shume një levizje më shume propagandiatike sesa një lëvizje qe mund te shohim ne fund nje produkt?, tha Andi Bushati.

? Problemi eshte marredhenia qe ka me bazen dhe besueshmerine qe ka me bazen. PD eshte nje force radikale dhe qe historikisht eshte e lindur nga revolucioni dhe baze kerkon hakmjatrje politike dhe ky fjalor i qete dhe i zbutur qe te kujton Bashen e viteve te para kur u shfaq ne politike i buzeqeshur nuk pajtohet me ate pjese shumice e PD qe kerkon me shume tencion me protesta dhe pushtetin me cdo kusht?, u shpreh Bolino.

Zgjedhjet kurdo dhe sidoqofshin të parakohshme apo normale do jenë testi më i fortë për kryedemokratin. Për analistët ato lidhen pashmangshmërisht me fatin politik të Lulzim Bashës.

? Lulzim Basha se ka më luksin të futet në zgjedhje që dihet se do vidhen dhe të thotë pas zgj...

Recommended