Report TV - PS i beson Reformën Zgjedhore ish-deputetit të PD që u ndëshkua nga Berisha
  • 6 years ago
TIRANE- Burime pranë ambasadës gjermane zbardhin për Report Tv emrat e ekspertëve që po shkruajnë draftet për reformën zgjedhore. Gazetarja e Report Tv, Esiona Konomi thekson se dy ekspertët janë Ilir Rusmajli, propozuar nga PD dhe Viktor Gumi propozuar nga PS. Emri i Gumit, tërheq vëmendjen, pasi ka qenë deputet i PD në legjislaturën 2009-13, ndërsa më pas u përjashtua nga listat e selisë blu.

Viktor Gumi ka qenë mes anëtarëve të PD-së në Komisionin e Ligjeve të ndëshkuar nga Sali Berisha për një nen të ligjit të përgjimeve. Ata e rrëzuan këtë nen, pasi shumëfishohej me 29 herë mundësia e përgjimeve të qytetarëve. Gumi asokohe sqaroi se pas këtij veprimi të tyre, Berisha i përjashtoi nga kandidimi për zgjedhjet e 23 qershorit të 2013 deputetët demokratë të Komisionit të Ligjeve.

?Komisioni i Ligjeve evidentoi se në këtë ligj shumë sensitiv nuk ka rregulla loje dhe për sa kohë ato mungojnë, pashmangshmërisht abuzimi është evident. Projektligji i paraqitur në atë kohë për mendimin e Komisionit të Ligjeve shkonte në drejtimin e kundërt.

Ligji për përgjimin parandalues nuk përcakton kategorinë e veprave penale për të cilat ai lejohet. Ligji për përgjimin e telekomunikimeve, përderisa nuk liston kategorinë e veprave penale për të cilat kryhet, lejon këdo dhe në çdo kohë të jetë subjekt i këtij përgjimi.

Kjo është një praktikë unike në Europë dhe në thyerje të çdo standardi të kërkuar nga Kushtetuta dhe Konventa Europiane për të Drejtat e Njeriut. (Vendim i Gjykatës së Strasburgut Kennedy v UK).
Recommended