Report TV - 8 propozimet e opozitës së re, kushti që rrezikon reformën zgjedhore
  • 5 years ago
Reforma zgjedhore, sidomos pas raportit të fundit të OSBE/ODIHR për zgjedhjet e 30 qershorit, po shndërrohet gradualisht në kryefjalën e sesionit të ri parlamentar. Komisioni për reformën zgjedhore duhet të përgatisë një draft me ndryshimet në Kodin Zgjedhor deri në 28 nëntor të këtij viti, afat ky i përcaktuar nga Parlamenti. Pas dorëzimit të mandateve të përfaqësimit në Kuvend nga PD dhe LSI, vota e deputetëve të opozitës së re është vendimtare për miratimin e reformës zgjedhore. Por, ditën e djeshme, përfaqësues të opozitës së re paralajmëruan se nuk do të votojnë reformën zgjedhore, pa u pranuar propozimet e tyre. Shqiptarja.com publikon 8 propozimet kryesore të opozitës së re për ndryshimin e Kodit Zgjedhor. Kushti i parë dhe kryesor, i cili rrezikon edhe konsensusin për reformën zgjedhore, ka të bëjë me ndryshimin e sistemit zgjedhor, duke përfshirë ndryshimin e Kushtetutës.

Ndryshimi i sistemit zgjedhor është kryefjala e të gjitha diskutimeve të përfaqësuesve të opozitës së re në mbledhjet e komisionit për reformën zgjedhore. Pranimi i diskutimit për ndryshimin e sistemit nga proporcional me lista të mbyllura në mazhoritar me lista të hapura, ishte edhe kushti i deputetëve të opozitës së re për t?u bërë pjesë e komisionit për reformën zgjedhore. Nga e saj, mazhoranca ka pranuar që çështja e ndryshimit të sistemit të diskutohet në muajin nëntor, por megjithatë, PS-PD nuk kanë dhënë asnjë sinjal për pranimin e ndryshimit të sistemit. Në mbledhje e parafundit të komisionit të reformës zgjedhore, anëtari Bashkim Fino është shprehur se ?nuk është marrëveshja e prillit 2008 ?Rama?Berisha? që e prishi sistemin.
Recommended