Iljazaj: Marrëveshja për reformën zgjedhore produkt ndërkombëtar, opozita e re e detyruar ta votojë
  • 4 years ago
#rtvora #oranews
Ervis Iljazaj, kryeredaktor i gazetës "Liberale" e sheh tryezën për reformën zgjedhore produkt të ndërkombëtare.

I ftuar në "Ekopolitikë" në Rtv Ora ai thotë se cilido të jetë produkti i saj opozita parlamentare do të jetë e detyruar ta votojë në Kuvend, pavarësisht rezistencës së tyre për ndryshimin e sistemit.

Ervis Iljazaj: Kjo marrëveshje është e detyruar nga ndërkombëtarët, nuk ka asnjë pikë dyshimi. Nëse do ta masim ekzistencën politike të politikanëve në botë me koherencën e tyre 70% e politikanëve nuk do të ishin më. Në politikë ka kohë të caktuara për gjëra të caktuara. Nga djegia e mandateve deri më sot e konsideroj një fushatë të gjatë elektorale. Nëse opozita nuk do bënte ato aksione akoma do kishim dyshime nëse u vodhën votat apo jo, akoma do kishim dyshime nëse kriminelët janë futur në parlament apo kishin lidhje kaq të forta me politikën. Shumica e deputetëve të opozitës së re do të aprovojnë se s'bën çfarëdo gjëje që do të dalë nga ajo tryezë. Është e negociuar nga ndërkombëtarët dhe deputetët e opozitës janë krijesë e ndërkombëtarëve në pjesë më të madhe të tyre. Sigurisht do të jenë të detyruar të aprovojnë, ndoshta jo të gjithë por shumica e tyre. Këtu do të jemi me 15 mars dhe do ta gjykojmë.

Andi Përmeti: Unë nuk di ndonjë ndërkombëtar të ketë ndryshuar kaq fuqishëm këto kohë. Kur ndërkombëtarët na pëlqejnë i dëgjojmë, kur nuk na shkojnë janë të korruptuar. Për mua tryeza është pozitive, por nuk duhet të ngrejmë në piedestal inkoherencën. Ata u ulën me atë hajdut votash, Damian Gjiknurin. Një njeri kur gënjen Perëndinë, njerëzinë e ka kollaj ta gënjejë. Duke u betuar për kishë të Laçit se nuk do të ulen. Halli është si të bëhemi koherent për të rrëzuar mazhorancën, jo për ta mbrojtur atë.

Për më shumë lexoni në: https://oranews.tv/article/iljazaj-marreveshja-reformen-zgjedhore-produkt-nderkombetar-opozita-e-re-e-detyruar-ta-votoje

Follow RTV Ora

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp
Recommended