BE: Të ruhet marrëveshja e 5 qershorit, çdo ndryshim ligjor rrezikon reformën zgjedhore
  • 4 years ago
#tvora #rtvoranews

Edhe Komisioni Europian iu bashkua zërave ndërkombëtarë që kërkojnë ruajtjen e marrëveshjes politike të 5 qershorit për reformën zgjedhore. Zëdhënësja Ana Pisonero, kujtoi se çdo ndryshim ligjor nuk duhet të rrezikojë kushtin e Këshillit për realizimin e reformës zgjedhore dhe mbledhjen e konferencës së parë ndërqeveritare për negociatat.

Komisioni Europian kërkoi miratimin e pandryshuar të marrëveshjes politike të 5 qershorit për reformën zgjedhore dhe iu kujtoi palëve politike të mos rrezikojë qëllimin fillestar.

Sipas Komisionit, reforma zgjedhore është një prej kushteve të vendosura nga Këshilli i BE-së në mars kur pranoi hapjen e negociatave për Shqipërinë dhe gjithashtu kusht për mbledhjen e konferencës së parë ndërqeveritare.

Pas deklaratës së ambasadorit të delegacionit europian në Shqipëri, Luigi Soreca, reagimi i Komisionit erdhi përmes zëdhënëses Ana Pisonero.

Ajo i kërkoi Parlamentit të mos rrezikojë marrëveshjen e 5 qershorit me ndryshime të tjera ligjore.

?Është thelbësore që marrëveshja e 5 qershorit për reformën zgjedhore në Shqipëri të ruhet e pandryshuar, nisur nga nevoja për përmbushjen e rekomandimeve të OSBE/ODIHR-it, një kusht i vendosur nga Këshilli në mars dhe për mbledhjen e Konferencës së parë Ndërqeveritare për negociata. Çdo ndryshim tjetër ligjor nuk duhet të rrezikojë këtë qëllim fillestar,? tha Pisonero në një reagim në Twitter.

Edhe qeveria gjermane që mban kryesimin e radhës së Bashkimit Europian, kujtoi kushtet për Shqipërinë për hapjen e kapitujve të parë të negociatave.

Ministri për Europën, Michael Roth, shprehu vendosmërinë e Gjermanisë për t?i bindur vendet e tjera anëtare të miratojnë hapjen brenda këtij viti të kapitujve të parë të negociatave të anëtarësimit me Maqedoninë Veriore dhe me Shqipërinë.

Dhe nëse për Shkupin nuk ka parakushte për t?u përmbushur, për Tiranën ekzistojnë disa deri në mbledhjen e konferencës së parë ndërqeveritare të anëtarësimit.

?Në Këshill ne do të diskutojmë gjithashtu për zgjerimin. Konkretisht do të punojmë drejt hapjes së negociatave të pranime me Maqedoninë Veriore dhe Shqipërinë,? tha Roth.

Më herët, nëpërmjet nënkryetarit të grupit parlamentar të CDU/CSU-së, Johan Wadephul, politika gjermane i kujtoi Shqipërisë se negociatat mund të bllokohen, nëse shkelet marrëveshja politike e 5 qershorit. Por kreu i qeverisë Edi Rama në mënyrë të drejtpërdrejtë iu përgjigj këtyre shqetësimeve, duke deklaruar se Shqipëria është një vend sovran.

Reagimet e ndërkombëtarëve vijnë pasi Partia Socialiste dhe partitë e tjera opozitare votuan pro ndryshimeve në kushtetutë që lidhen me hapjen e listave dhe ndalimin e koalicioneve parazgjedhore.

Për më shumë lexoni në: https://www.oranews.tv/komisioni-europian-marreveshja-e-5-qershorit-te-mos-rrezikohet-nga-ndryshime-te-tjera/

Follow TV Ora dhe RTV Ora News

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://b...
Recommended