Basha: Marrëveshja për reformën pas presionit ndërkombëtar! S'kam marrë garanci nga Rama

  • 4 years ago
TIRANË - Ulja në një tryezë diskutimi me mazhorancën dhe opozitën e re parlamentare, për liderin demokrat Lulzim Basha, nuk do të thotë se reforma zgjedhore do të diktohet nga qeveria. Në një konferencë për mediat një ditë pas marrëveshjes politike që e bën edhe opozitën jashtëparlamentare pjesë të reformës zgjedhore, kryetari i Partisë Demokratike, Basha, tha se asnjë nuk ndryshon nga kërkesat e opozitës së bashkuar, ku më kryesorja siç tha ai, është që vendi të shkojë në zgjedhje të parakohshme të cilat duhet të mbahen në një ditë me ato lokale.

"Për opozitën, objektivi politik është i qartë, largimi i një orë e më parë e kësaj qeverie përmes zgjedhjeve të parakohshme të lira dhe të ndershme, të cilave do t?u paraprijë një reformë zgjedhore sipas standardeve të diktuara nga OSBE/ODIHR. Po të ishte për interesa politike meskine, po të ishte për ekuacione pushtetesh e karrikesh, kishte dhjetëra rrugë të tjera të cilat ne i kemi refuzuar dhe do t?i refuzojmë me përbuzje", u shpreh Basha.

Recommended