RTV Ora - Ekonomia në recesion, Crawford: Periudhë për të mbijetuar, mos prisni investime amerikane
  • 3 years ago
#rtvora #rtvoranews


Masat kufizuese përgjatë tremujorit të dytë kanë sjellë pasoja fatale për ekonominë e vendit e cila raportohet në rënie me 10.23% krahasuar me një vit më parë.

Sipas të dhënave, të gjitha grupet rezultojnë me rënie përveç bujqësisë dhe shitjes së pasurive të paluajtshme, këto të fundit pavarësisht pandemisë janë rritur me 5.4%.

Për kryetarin e nderit të Dhomës Amerikane të Tregtisë, Mark Crawford kjo periudhë është për të mbijetuar, ndaj dhe thotë se nuk do ketë investime të huaja apo amerikane.

I ftuar në RTV Ora, Crawford tha se nuke beson faktin që Shqipëria të mbyllet për herë të dytë.

Mark Crawford: ?Unë e kam parë këtë periudhë, si një periudhë për të mbijetuar, jo për të fituar. Besoj se kjo do kalojë dhe situata do bëhet normale por mbase vitin tjetër. Në Shqipëri janë hapur shkollat, dhe me sa kam parë nuk ka patur një shpërthim të virusit. Ishte një shqetësim që kisha, por me kalimin e kohës mund të hapen më shumë biznese. Izraeli tani është mbyllur për herë të dytë, edhe disa vende të tjera, por nuk kam dëgjuar që Shqipëria do mbyllet për herë të dytë. Shpresoj që këtu të mbijetojmë, nuk flasim fare për investime të huaja dhe amerikane.

Derisa të kemi një vaksinë, do mbajmë distancën sociale dhe do mbajmë maska. Kemi disa gjëra që kanë ndryshuar gjatë këtyre muajve. Marrëveshjet Kosovë-Serbi, dhe Izrael-Emirate, mund të ndikojnë pozitivisht dhe në Shqipëri. Në marrëveshje thuhet se do lidhet Nishi me Prishtinën e më pas në detin Adriatik. Tani nuk kemi një raport të thellë teknikisht.?


Për më shumë lexoni në: https://www.oranews.tv/ekonomia-ne-recesion-crawford-periudhe-per-te-mbijetuar-mos-prisni-investime-amerikane/

Follow TV Ora dhe RTV Ora News

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Për më shumë na ndiqni në: www.oranews.tv
Recommended