Ora News - Investime në Tropojë, biznesmenët shqiptaro-amerikanë vizitojnë Bajram Currin

  • 6 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Dy biznesmenët e njohur shqiptaro-amerikanë, Harry Bajraktari dhe Rustem Geci, që mbajnë titullin 'Nderi i Kombit' vizituan Bashkinë e Tropojës ku premtuan mbështetje për disa projekte në malësinë e Gjakovës.

Të shoqëruar nga biznesmenë nga Amerika e Kosova, Bajraktari dhe Geci shprehen interes për investime kryesisht në sektorin e turizmit dhe minierave, dy prej sektorëve që mbajnë peshë të rëndësishme në zhvillimin e Bashkisë së Tropojës.

Grupi i biznesmenëve u prit nga Kryetari Besnik Dushaj dhe deputetët Isuf Çelaj e Rudina Hajdari, në një takim ku thanë se gjetën frymën e bashkëpunimit në fusha me interes të përbashkët.

Gjatë qëndrimit në Bajram Curr, biznesmenët shqiptaro amerikanë vendosën kurora me lule në Shtatoren e Heroit të Demokracisë Azem Hajdari për ngritjen e të cilës kanë dhënë kontribut të veçantë.

Më tej biznesmenët të shoqëruar nga drejtuesit lokale dhe të deputetet vizituan qytetin e Bajram Currit ku vlerësuan ndryshimet e mëdha që ka pësuar në vitet e fundit.
Për më shumë lexoni në:
http://oranews.tv/article/investime-ne-tropoje-biznesmenet-shqiptaro-amerikane-vizitojne-bajram-currin

Recommended