Ora News - Ekonomia shqiptare në recesion
  • 3 years ago
#rtvora #rtvoranews

Masat kufizuese përgjatë tremujorit të dytë kanë sjellë pasoja fatale për ekonominë e vendit e cila raportohet në rënie me 10.23% krahasuar me një vit më parë. Sipas të dhënave, të gjitha grupet rezultojnë me rënie përveç bujqësisë dhe shitjes së pasurive të paluajtshme, këto të fundit pavarësisht pandemisë janë rritur me 5.4%.

Masat kufizuese për parandalimin e përhapjes së koronavirusit kanë rezultuar me pasoja të rënda për ekonominë shqiptare.

Sipas të dhënave të INSTAT, përgjatë tremujorit të dytë ekonomia është tkurrur me 10.23% krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Pothuajse të gjithë sektorët e kanë ndjerë krizën, duke përjashtuar sektorin e bujqësisë me një rritje prej 2.6% dhe shitja e pasurive të paluajtshme.

Madje rezulton se shitja e shtëpive ka shënuar rritje me 5.4% krahasuar me tremujorin e dytë të vitit 2019 dhe me 2.5% krahasuar me tremujorin e parë të këtij viti.

Krahasuar me tremujroin e parë të vitit, rezulton se më i prekur ka qenë grupi Tregti, Transport, Akomodim dhe Shërbim ushqimor me 28.3%.

Referuar të dhënave të INSTAT, ky është tremujori i tretë radhazi me rënie vjetore, ndikuar nga tërmeti i 26 nëntorit dhe më pas nga pandemia.

Gjatë tremujorit të dytë, konsumi final i popullatës, i cili përbën peshën kryesore të shpenzimeve në ekonomi, u ul me 7,57 % krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë dhe me 7.06% krahasuar me tremujorin e parë të vitit.

Për më shumë lexoni në: https://www.oranews.tv/ekonomia-shqiptare-ne-recesion/

Follow TV Ora dhe RTV Ora News

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Për më shumë na ndiqni në: www.oranews.tv
Recommended