Report Tv - Ekonomia shqiptare gjatë 2018-s, i ftuar në studio Fatos Çoçoli, ekspert ekonomie

  • 5 years ago
Eksperti i ekonomisë Fatos Cocoli ka qenë këtë të shtunë i ftuar në studion e Report Tv për të folur për ekonominë e vendit për vitin që shumë shpejt do të lemë pas.Ai deklaroi se viti 2018 është karakterizuar nga një rritje ekonomike me 4%, por paralelisht sipas tij janë hasur edhe shumë "dritë-hije". Cocoli cilësoi si "dritë-hije" pastrimin e parave dhe funksionimin në vend të PPP-ve. Në lidhje me këtë të fundit, ai u shpreh se shteti e ka mëse të nevojshme funksionimin e Partneritetit Publik Privat (PPP), por duhet ndryshuar mënyra e funksionimit të tyre. Sipas Cocolit kontratat duhet të "marrin jetë" në mënyrë transparente e të ligjshme, pasi cdo aferë e fshehur brenda tyre sipas tij do të binte në kurriz të ekonomisë së vendit. Sa i takon cështjes së pastrimit të parave, eksperti fajësoi strukturat përkatëse duke i cilësuar si të pa organizuara.

Nuk është se dua të anatemoj formulën e partneritetit privat, kjo është një mënyrë që ka funksionuar në disa vende si Anglia, por kemi parasysh forcën e shtetit në fjalë, këtu tek ne kemi mendësinë që të robërojmë përkundrejt zarfit cdo zyrtar të mundshëm dhe duke ndjekur këtë mënyrë nuk ka më partneritet strategjik. Ti futesh dhe fut duart në mënyrë abuzive tek e ardhmja sepse në momentin që ti lidh 2.4 milionë euro për katër akset e reja rrugore, ti ke lidhur një kontratë që cdo vit me shtesë do të paguash nga paratë e gjithëve.Eksperienca ka qenë shumë e hidhur me ne. Duhet kujdes në mënyrën sesi lidhen kontrata si në rastin e DH-Albania, shteti do kishte dëm po tfillonte puna me 30 milionë euro. Ne kemi më pak mundësi në të ardhmen tonë për të realizuar punë të mira publike.

Fatos Cocoli, Ekspert Ekonomie