Ora News - Nisma “Thurje” parti pa kryetar, Pano Soko: Mos prisni “Princin e Kaltër”

  • 3 years ago
#tvora #rtvoranews

?Nisma Thurje? ka hedhur hapat për krijimin e një partie të re, duke konfirmuar zërat që prej kohësh qarkullonin.

Përmes një postimi, të pak ditëve më parë Nisma Thurje informoi se në shtator do të nisë një diskutim për mënyrat se si duhet të qeveriset vendi dhe për këtë arsye do të mbledhë idetë e qytetarëve për organizimin e ri politik.

Por a do të ndjekë partitë tradicionale Nisma ?Thurje? ?

Aktivisti i kësaj nisme Pano Soko i ftuar në një intervistë për Ora News thotë se do të jetë risi do të jetë një parti pa kryetar.

?Ne nuk do të jemi një parti tradicionale ku një individ do të jetë kryetari, sepse ne luftuam kryetarokracinë. Ne nuk do të kemi kryetar. Do të jemi pa kryetar. Ne nuk është se lindëm sot. Në tregun parapolitik kemi qenë pa kryetar dhe kështu do të vazhdojmë. Me policentrum, dmth disa qendra që kontrollojnë njëra tjetrën dhe krijojnë harmoninë e kolegjialitetit. Vendimet do të merren kolegjialisht, nga një grup drejtuesish të cilëtdo të përzgjidhen nga vota e popullit. Kushdo që merr votë populli do të jetë drejtues të strukturës dhe nuk do të kemi një kryetar të mirëfilltë.

Hapjen e listave e quan një sukses dhe nënvizon ndryshimin e mekanizmave.

?Edhe sikur Nisma ?Thurrje? të mos arrijë të fitojë politikisht përfaqësues në parlament jemi krenarë që kemi bërë këtë. Përmes hapjes së listave kemi mundësi të dobësojmë të gjithë pushtetet. Të kemi një kryeministër të dobët dhe një maxhorancë të dobët.

Duhen ndërtuar mekanizmat që rrëzojnë qeverinë. Në këtë stad duhet të ndërrohen qeveritë pa problem fare. Nuk jemi ne Gjermania që të mbajmë qeverinë 16 vite. Zhvillimi bëhet kur pushteti rrëzohet, pushteti është I dobët por shteti është I fortë.

Duhet të kuptojmë se ndryshimi vjen jo nga princi i kaltër por se ndërtojmë mekanizma për të ndryshuar. Nëse ne presim Princin e kaltër, ai mund të mos vijë asnjëherë, por nëse ne ndërtojmë mekanizmat atëherë janë ato që e ndryshojnë.?



Për më shumë lexoni në: https://www.oranews.tv/nisma-thurrje-parti-pa-kryetar-pano-soko-mos-prisni-princin-e-kalter/

Follow TV Ora dhe RTV Ora News

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Për më shumë na ndiqni në: www.oranews.tv

Recommended