Soko: 'Nisma Thurje' me drejtues honorifik, do jetë një artist ose aktor shumë i dashur!

  • 3 years ago
TIRANË- "Nisma Thurje", partia e re që po krijohet do të ketë një kryetar honorifik që do të jetë një personazh shumë i dashur për publikun shqiptar! Me "personazh i dashur", Pano Soko, përfaqësues i "Nismës" e ka fjalën për aktor apo artisë, duke lënë të nënkuptuar që nuk do të jetë Rudina Hajdari kryetarja e partisë. Në intervistën e dhënë për Report Tv, Soko ka treguar se si ka lindur bashkëpunimi me deputeten e opozitës së re, edhe pse thotë se "nuk e mban mend" se kush ka qenë i pari që ka bërë ftesën. Hapja e listave ka qenë ajo që ka bërë bashkë Hajdarin dhe këtë lëvizje.

"Po bëmë një parti me kryetar, s'do kemi ndryshim nga këto. S'kanë çfarë na duan ne shqiptarët, drejtimi do të jetë kolegjial, s'ka një drejtues nga "Nisma Thurrje". Do të kemi një kryetar honorofik, Rudina s'ka ardhur me qëllimin të marrë drejtimin. Kryetari do të jetë një personazh shumë i dashur për shqiptarët, ne titull honorofik, mund të jetë një aktor i madh, artist i madh. Nuk do të gremë një lëvizje për të ngritur kultin e individit. Bashkëpunimi me Hajdarin kemi pasur që me hapjen e listave, jemi në të njëjtën trajektore, nuk ka ndodhur një bashkim, kemi kërkuar në vetvete të njëjtën gjë, hapja e listave është mjet, qëllimi është përfaqësimi në parlament, ndryshimi i atyre që janë aty. Jo më kriminel të paaftë, dallkaut. Se mbaj mend se kush ka nisur bashkëpunimin", tha Soko.

Soko i ka kthyer në përgjigje edhe Halit Valterit, i cili nëpërmjet "Nismës Thurrje", sulmoi Hajdarin duke thënë se u bë pjesë e një lëvizjeje me interesa të fshehta që nuk dihet se nga kush financohet. Ai është mjaftuar duke thënë se "është i ri në politike".

"Se di ca e ka shtyrë që të bëjë këtë deklaratë, e drejta e tij të ketë opinionin e tij, është ndoshta pak i vonë në politike, por nisma ka që në 2014. Ka sjellë një frymë të re, janë me dhjetëra protesta. Nuk jemi të rinj në politik, ka qenë pjesë aktive e shoqërisë civile dhe morëm një vendim për shkak të eksperiencës, se e kuptuam që nuk ndryshohen gjërat nga jashtë. Para ku? Ne aksionet që kemi bërë ka qenë në Facebook, aty kemi qenë aktiv, protestat nuk duan para për t'u bërë, por vetëm vullnet dhe dëshirë. Nuk është e thënë se duhet të kemi qenë gjithnjë të suksesshëm. Pjesa e financimit të aktivitetit, ne kemi qenë transparent dhe çdo kush që ka nevojë të dijë për çështjen e hapjes së listave, janë mbi 200 donator të vogël", shtoi ai.

Recommended