“Digjet” i pari drejtues i lartë i policisë në vetting - News, Lajme - Vizion Plus
  • 4 years ago
http://www.vizionplus.tv https://facebook.com/VizionPlusTV https://twitter.com/VizionPlusTV Zyrtari i parë i policisë që doli në veting u shkarkua nga detyra.Shefi i sektorit të ankesave në shërbimin e ceshtjeve te brendshme dhe ankesave rezultoi me probleme sa i takon pasurisë dhe aftësive profesionale.Sipas komisionit të jashtëm të vlerësimit ai nuk justifikoi një shumë prej 1.4 milion lekësh, të ardhura që i kishte siguruar sipas deklarimeve, nga bakshishet në një bingo ku ka  punuar si shef salle, në vitet 1996-1998.Komisioni konstatoi edhe luhatje të aftësive profesionale të Oltion Shehut.Ndërsa numri 2 i shërbimit për Çështjet e Brendshme dhe Ankesave, Adriatik Ago me shumë gjasa do të rikonfirmohet në detyrë.Me një karrierë të gjatë, madje në të kaluarën edhe në ushtri me gradën kolonel, Ago rezultoi i pastër në të 3 kriteret e rivlerësimit.Në dy seancat e para të vetingut në polici për gradat e larta, ra në sy se procesi do të jetë një fotokopje e vetingut në drejtësi.
Recommended