Gjonaj: Jane kercenuar 3 drejtues te larte burgjesh

  • 4 years ago
Tre drejtues të lartë të burgjeve janë kërcënuar me jetë dhe për këtë janë marrë në mbrojtje nga Policia e Shtetit.
Kështu ka deklaruar gjatë një takimi me gazetarët Ministria e Drejtësisë Etilda Gjonaj. Gjonaj u shpreh se përveç policisë së shtetit është ngritur një strukturë nga policia e burgjeve që do të mbrojë zyrtarët e lartë të këtyre institucioneve.
Në lidhje me regjimin 41 bis, ku pritet të izolohen në burgje krerët e organizatave kriminale, në adresë të ministrisë së drejtësisë kanë ardhur disa dosje të dënuarish, por nuk dihen ende emrat e tyre.
Ministrja u ndal edhe tek reforma në drejtësi, duke u shprehur se, periudha tranzitore ka zgjatur më shumë se sa duhej.
Por nuk la pa përmendur edhe dy arritje të mëdha, siç është ngritja e SPAK dhe zgjedhja e prokurorit të përgjithshëm.
Në vëmendje të ministrisë së drejtësisë është edhe plotësimi me anëtarë i gjykatës së lartë dhe asaj kushtetuese.

Recommended