Ora News - Studenti: Protesta duhet të ketë një institucion drejtues
  • 5 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Një tjetër student i ftuar në Maratonën e Ora News "Dhjetori i Protestave" hodhi idenë e zgjedhjes së një institucioni drejtues për protestën.

Hermes Mankollari, student në Fakultetin Ekonomik tha se ata tani nuk dinë se kush do të jetë fati i protestës.

Hermes Mankollari: Deri në ditën e sotme, fakti që kjo protestë është pa një lider ka dhënë aspektet pozitive të saj. Nuk është politizuar. Por në ditën e sotme pashë pasojat e para të mungesës së një udhëheqje të protestës. Ne deri diku jemi të qartë për kërkesat tona, por nuk jemi të qartë në atë si do procedojmë më pas. Mua më intereson e ardhmja e protestës dhe nga dita e sotme jemi të paqartë se çfarë do bëjmë. Ne duhet të zgjedhim një institucion drejtues të protestës, jo një individ, një dy, jo tre.

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/studenti-protesta-duhet-te-kete-nje-institucion-drejtues
Recommended