Ora News - Riorganizohet SPAK, Altin Dumani dhe Edvin Kondili emërohen drejtues seksionesh
  • 4 years ago
#tvora #rtvoranews

Prokuroria e Posaçme Antikorrupsion do të funksionojë me dy seksione të posaçme për hetimin e krimit të organizuar dhe korrupsionit. Për krimin e organizuar është caktuar si drejtues prokurori Altin Dumani, i cili do të jete njëkohësish edhe zevedësdrejtues i SPAK. Ndërsa sektori kundër korrupsionit do të drejtohet nga prokurori Edvin Kondili. Kreu i prokurorisë Arben Kraja ka theksuar se riorganizimi bëhet me qëllim rritjen e efikasitetit të SPAK në hetimin e çështjeve.

Gjashtë muaj pas nisjes nga funksioni prokuroria e posaçme antikorrupsion është riorganizuar në dy seksione duke i kushtuar vëmendje hetimit ndaj krimit të organizuar dhe korrupsionit.

Pas një mbledhje të zhvilluar me stafin ditën e hënë me firmë të drejtuesit të prokurorisë Arben Kraja është miratuar krijimi i dy seksioneve.

Sektori i krimit të organizuar që do të drejtohet nga prokurori Altin Dumani njëkohësisht edhe zevedësdrejtues i SPAK ndërsa sektori kundër korrupsionit do të drejtohet nga prokurori Edvin Kondili.
Për më shumë lexoni në: https://oranews.tv/article/spak-miraton-logon-dhe-krijon-seksionet-kunder-krimit-te-organizuar-dhe-korrupsionit

Follow TV Ora dhe RTV Ora News

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp
Recommended