Report TV -Arben Kraja zgjidhet drejtues i SPAK, 8 prokurorët betohen tek Meta

  • 4 years ago
TIRANË- Ngrihet "bërthama" e drejtësisë së re, SPAK, Struktura e Posaçme Anti-Korrupsion, që do të hetojë zyrtarët, prokurët dhe gjyqtarët e korruptuar. Këshilli i Lartë i Prokurorisë votoi sot në krye të SPAK, prokurorin Arben Kraja, ndërsa 8 anëtarët e këtij institucioni u betuan këtë të enjte para Presidentit Ilir Meta.

Eksperienca në drejtim dhe menaxhim të burimeve njerëzore i dha Krajës, ish- kreu i Dekriminalizimit 6 votat e nevojshme, e ndërsa kandidatët e tjerë, përkatësisht Altin Dumani ka marrë 4 vota e ndërsa Edvin kondilli vetëm një, atë të kreut të KLP-së, Gent Ibrahimi.

Recommended