Betohen prokurorët e SPAK, njësia e posaçme antikorrupsion do nisë punën

  • 4 years ago
8 prokurorët e SPAK u betuan përpara presidentit të republikës Ilir Meta, duke i hapur kështu dritën jeshile ngritjes të këtij organi të rëndësishëm për hetimet e korrupsionit në nivelet të larta dhe krimit të organizuar.


Prokurorët e SPAK të gjithë bashkë mbërritën në presidencë pak minuta përpara orës 9:30 për t?u betuar me dorën e vendosur mbi kushtetutë.

Prokurorët Elida Kaçkini, Enkeleda Millonaj, Edvin Kondili, Behar Dibra, Arben Kraja, Klodian Braho, Ened Nakuçi dhe Altin Dumani, pas, ekzekutimit të himnit kombëtar dhe leximit të vendimeve të Këshillit të Lartë të Prokurorisë, duke vendosur dorën mbi Kushtetutën e Shqipërisë, u betuan pas leximit të formulës së betimit.

Presidenti Meta, u uroi suksese dhe punë të mbarë prokurorëve të Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar. Pak momente pas këtij betimi Ambasada e SHBA në Tiranë përgëzojë tetë prokurorët anëtarët e parë të Zyrës së Prokurorisë së Posaçme.

Ky zhvillim thotë ambasada amerikane shënon një hap të rëndësishëm në themelimin e Strukturës së Posaçme Anti-Korrupsion dhe Krim i Organizuar (SPAK).

?Nga dita e sotme, Shqipëria ka një organ prokurorësh të angazhuar për të identifikuar, hetuar dhe vënë përpara drejtësisë zyrtarë të kaluar apo aktualë dhe bosë të krimit ? individë që në kohët e vjetra janë konsideruar si të paprekshëm. Ndërsa Shqipëria nis një fazë të re të zhvillimit të saj demokratik dhe ligjor, Shtetet e Bashkuara do të mbeten një partner i palëkundur në mbështetje të SPAK dhe të të gjithë atyre që kërkojnë ti japin fund pandëshkueshmërisë dhe të sjellin drejtësi për popullin shqiptar?, thekson ambasada amerikane.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV

Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#IlirMeta#SPAK#TopChannel

Recommended