Lleshaj në Berat, prezantohet Njësia e Posaçme Operacionale e forcave 'Shqiponja'

  • 3 years ago
Është prezantuar sot në Berat, Njësia e Posaçme Operacionale e forcave "Shqiponja",njësi që operon prej disa javësh në qarkun e Beratit, si pjesë e Drejtorisë Vendore të Policisë Berat. Në ceremoninë e prezantimit të kësaj njësie, që u organizuar në ambientet e hapura të Kalasë së Beratit, përveç efektivëve dhe drejtuesve të DPV Berat kanë qenë të pranishëm edhe Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Ardi Veliu dhe Ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj.

Edhe Ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj, ka theksuar se, prezantimi i Njësisë së posaçme Operacionale të forcave Shqiponja është një strukturë e re që krijohet rishtaz në qarkun e Beratit, në kuadër të një programi të madh dhe të rëndësishëm të qeverisë shqiptare për të rritur kapacitetet e Policisë së Shtetit në shërbim të rendit dhe sigurisë publike.

Recommended