Ora News - "SPAK nuk përballon dot kallëzimet", Arben Kraja kërkesë KLP: Duam prokurorë të tjerë
  • 4 years ago
#rtvora #oranews

Drejtuesi i Prokurorisë së Posaçme, Arben Kraja i ka kërkuar Këshillit të Lartë të Prokurorisë shtimin e organikës së Prokurorisë Speciale, e cila po përballet me një numër të madh dosjes, që në javët e para të aktivitetit të saj.

Me shkresën zyrtare, Kraja shpreh se SPAK ka një numër të konsiderueshëm kallëzimesh në SPAK, të cilat nuk mund të përballohen nga 10 prokurorët që ka në dispozicion.

Pavarësisht se që prej mbërritjes së kësaj shkrese në KLP, kjo e fundit ka zhvilluar dy seanca plenare, nuk e ka përfshirë në asnjërën prej pikave të rendit të ditës. Nuk dihen arsyet pse KLP nuk ka futur në shqyrtim këtë kërkesë të Krajës. Por RTV Ora mësoi se anëtarët e këshillit po shqyrtojnë dhe hapësirën ligjore për të bërë dhe dy komandime të tjera në SPAK.

Pak javë më parë KLP ka komanduar në SPAK dy prokurorët Vladimir Mara dhe Dritan Prençi, me kërkesë të Krajës, duke e çuar në 10 numrin e prokurorëve të strukturës.

Ndërkohë në mbledhjen e kësaj radhe KLP ka pranuar kërkesën e Kryeprokurorit Olsian Çela për komandimin e 3 prokurorëve në stafin e tij.

KLP ka miratuar komandimin e Pranvera Pustinës, e cila do të jetë shefja e kabinetit të Prokurorit të Përgjithshëm.

Olsi Dado është emri i dytë që ka marrë miratimin e KLP, i cili do të jetë shefi i marrëdhënieve me jashtë në Prokurorinë e Përgjithshme, ndërsa do të mbajë dhe postin e drejtuesit të dekriminalizimit, në vendin e Arben Krajës që u zgjidh drejtuesi i SPAK.

Emri i tretë është Arens Cela, i cili është komanduar ndihmës magjistrat në Prokurorinë e Përgjithshëm, por ende nuk dihet posti i ri që do të mbajë në organin e akuzës.

Për më shumë lexoni në: https://oranews.tv/article/spak-nuk-perballon-dot-kallezimet-arben-kraja-kerkese-klp-duam-prokurore-te-tjere

Follow RTV Ora

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp
Recommended