Ora News - Hiqen 176 patenta nga radari, 33 drejtues mjetesh në pranga
  • 4 years ago
#rtvora #oranews
Policia rrugore ka tërhequr 176 patenta gjatë 24 orëve të fundit nga kontrolli me radar në rrugët e vendit. Blutë kanë arrestuar në flagrancë 13 drejtues mjetesh për drejtim në gjendje të dehur dhe 20 për drejtim pa patentë. Sipas policisë janë gjobitur dhe 24 shoferë nga vendet e BE-së të cilët kanë paguar dyfishin e masës administrative.

Gjatë 24 orëve të fundit, policia rrugore gjatë monitorimit në rrugët e vendit me radarin Trucam ka pezulluar 176 leje drejtimi për shpejtësi tej normave të lejuara.

51 prej patentave janë tërhequr nga njësia Operacionale e Policisë Rrugore në Tiranë, 47 në Durrës, 49 në Lushnjë-Fier, 15 në Lezhë dhe 14 në Elbasan.

Në të njëjtën kohë në rang vendi janë vendosur 235 masa administrative për mos-rregullim shpejtësie, veçanërisht në qendrat e banuara dhe shpejtësi jo më shumë se 20 km/h mbi normat e lejuara.

Më tej si shkak i kontrolleve me aparatin alkooltestues drager, në të gjithë vendin janë arrestuar në flagrancë 13 drejtues mjetesh, për drejtim mjeti në gjendje të dehur, 9 prej të cilëve në Tiranë, si dhe janë pezulluar 41 leje drejtimi për drejtim mjeti nën efektin e alkoolit.

Po gjatë kontrolleve janë verifikuar dhe arrestuar në kushtet e flagrancës 20 shtetas, për drejtim mjeti pa leje drejtimi, nga të cilët 16 në Tiranë.

Nga kontrollet e rrugores janë ndëshkuar për mosdhënie përparësie këmbësorëve, në të gjithë vendin, 234 drejtues mjetesh, nga të cilët 165 në Tiranë.

Për më shumë lexoni në: https://oranews.tv/article/hiqen-176-patenta-nga-radari-33-drejtues-mjetesh-ne-pranga

Ndiqni emisionin e plotë këtu: https://youtu.be/0wkDsyQ-gng
Follow RTV Ora

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp
Recommended