Top News - Me 176 km/h dhe alkool/ 2 në pranga, hiqen 10 patenta

  • 3 years ago
Policia Rrugore e kryeqytetit vijon kontrollet për të parandaluar aksidentet rrugore që vijnë si pasojë e shpejtësisë mbi normat e lejuara dhe në të gjitha rrugët e kryeqytetit me alkooltestues, për të evidentuar dhe ndëshkuar ata drejtues mjetesh që drejtojnë mjetin nën ndikimin e alkoolit apo më keq akoma në gjendje të dehur.

Edhe gjatë mbrëmjes së të shtunës dhe orëve të para të mëngjesit të së dielës, pavarësisht kontrolleve të shtuara në këto akse, përsëri janë evidentuar shumë drejtues mjetesh të cilet vijojnë të shkelin rregullat dhe të abuzojnë me shpejtësinë, alkoolin duke rrezikuar jetën e tyre dhe të përdoruesve të tjerë të rrugës.

Kështu janë evidentuar nga kontrolli me radar 14 drejtues mjetesh që qarkullonin me shpejtësi mbi normat e lejuara, shpejtësi që varionin nga 139 km/h deri 176 km/h. Policia rrugore ka vendosur 46 gjoba për tejkalimin e limiteve të shpejtësisë.

Gjithashtu u është pezulluar leja e drejtimit 10 drejtuesve të automjeteve të cilët drejtonin mjetin nën efektin e alkoolit, në masën që varionte nga 0.29 mg/l deri në 0.48 mg/l.

Ndërsa janë evidentuar dhe arrestuar në kushtet e flagrancës 2 drejtues mjetesh që drejtonin mjetin në gjendje të dehur, në masën që varionte nga 0.53 mg/l deri në 0.76 mg/l.


Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. ? Informohu i pari? , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#Policia#Arrested#TopChannel

Recommended