Me shpejtësi skëterrë në rrugë/ Hiqen 9 patenta dhe vendosen 12 gjoba në Tiranë - Vizion Plus
  • 4 years ago
http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Dhjetera shoferë vazhdojnë të tregohen të papërgjegjshëm në rrugë, duke thyer rregullat e qarkullimit e duke u kthyer në rerzik për jetën e tyre dhe të personave të tjerë.Keto pamje të shpërndara nga Policia e Shtetit tregojnë drejtues automjetesh që udhëtojnë në një segment të Unazës së Madhe në daljen jugore të Tiranës, me shpejtësi marramendëse.Radari i vendosur në orët e mbrëmjes ka kapur të ashtuquajturit ?pilotë? që po lëviznin me shpejtësi që arrinte deri në 162 kilometra në orë.Vetëm në 4 orë monitorimi dhe kontrolli, u konstatuan shumë shkelje, ndërsa u pezulluan 9 patenta për shpejtësi mbi normat e lejuara. Po ashtu, rrugorët vendosën edhe 12 gjoba.Ditët e fundit ka patur një shtim të numrit të aksidenteve, kryesisht për shkak të shpejtësisë. Ndërkohë, rreziku nga shkeljet e rregullave të qarkullimit është bërë edhe më i madh pasi në akset kryesore ka një shtim të lëvizjeve për shkak të sezonit veror.
Recommended