Report TV - Tiranë, të dehur dhe me shpejtësi gjoba dhe arrestime nga policia

  • 6 years ago
Rritja e parametrave të sigurisë rrugore në fundjavë por jo vetëm, me sloganin "Shpejtësia dhe alkooli në timon vrasin jetën", Policia Rrugore e Tiranës, si çdo fundjavë, ka vijuar kontrollet me Drager e Radar për parandalimin e aksidenteve rrugore.
Në qendrat e banuara, por edhe në akset interurbane kryesore si ai Tiranë - Durrës e anasjelltas, janë ushtruar kontrolle me Drager e Radar.

Si rezultat i këtyre kontrolleve, janë pezulluar 64 Leje Drejtimi dhe janë arrestuar 8 drejtues mjetesh, nga këta 6 për drejtim mjeti në gjendje të dehur dhe 2 për drejtim mjeti pa Leje Drejtimi.

Në drejtim të shpejtësisë në akset interurbane dhe ato urbane kryesore, gjatë 48 orëve të fundit Policia Rrugore ka evidentuar dhe ndëshkuar:

27 drejtues mjetesh që qarkullonin me shpejtësi tej normave të lejura, ku shpejtësia vijonte nga 146 km/h deri në 236 Km/h, ndërsa në qendrat e banuara shpjetësia varionte nga 89 km/h deri në 108 km/h.

Recommended