Report TV - Policia kap babain e dehur në Tiranë, me 120 km/h, dhe me dy fëmijë të mitur në mjet

  • 6 years ago
Gjatë kontrollit të mbrëmshëm, në kuadër të të Planit Operacional ?Tispol Gusht 2018? Policia e Tiranës ka arrestuar ka ndaluar një automjet në rrugën ?Ferit Xhajko?. Në makinë udhëtonte nje kryefamiljar bashkë me gruan dhe dy fëmijët e vegjël, por kjo nuk e pengonte këtë shtetas të udhëtonte me 120 km/h.

Raste të tjera me shkelje u konstatuan edhe në ?Rrugën e Kavajës?, Tiranë, ku shpejtësia e lëvizjes së automjeteve arrinte nga 93 km/h deri në 99 km/h ndërkohë që shpejtësia maksimale e lejuar është jo më shumë se 30 km/h!

Gjatë operacionit U arrestuan 5 persona, nga të cilët 4 të dehur dhe 1, i papajisur me leje drejtimi. U pezulluan 32 leje drejtimi nga të cilat, 20 për drejtim mjeti nën ndikimin e alkoolit dhe 12 për shpejtesi tej normave te lejuara; krahas tyre, u ndaluan 12 mjete për detyrime të pashlyera.

Recommended