Report Tv - Aksident në Korçë/ Makina del nga rruga, shoferi 'i dehur' mbetet i bllokuar në mjet
  • 5 years ago
Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Korçë. Mësohet se automjeti ka rënë në një kanal ndërkohë që drejtuesi i mjetit ka mbetur i bllokuar brenda tij.

Shkak për këtë ngjarje është bërë shpejtësia ndërsa mësohet se shoferi i automjetit i cili ka përfunduar në kanal, ka qenë në gjendje të dehur.

Forcat zjarrfikëse dhe ambulanca kanë mbërritur në vendngjarje.
Recommended