Top News - Të dehur e me shpejtësi/ 10 në pranga, hiqen 103 patenta

  • 4 years ago
Policia Rrugore gjatë orëve të fundit ka pezulluar 103 leje drejtimi dhe ka arrestuar 10 shoferë, të cilët ishin të dehur dhe drejtonin makinat me shpejtësi të lartë. Po kështu, uniformat blu kanë vendosur me qindra masa administrative për shoferët që kanë ecur me shpejtësi të lartë dhe nuk kanë vënë rripin e sigurimit.

?Nga konstatimet, evidentohen akoma drejtues mjetesh që abuzojnë me shpejtësinë, duke rrezikuar veten dhe të tjerët, me shpejtësi qe variojne nga 140 km/h ? 154 km/h, e mjaftueshme për të shkaktuar aksident rrugor, duke rrezikuar jetën e tyre dhe të përdoruesëve të tjerë të rrugës?, thuhet në njoftimin e Policisë.

Gjatë ditës së shtunë dhe deri në orën 00.30 të së dielës nga shërbimet e Policisë rrugore në të gjithë vendin jane pezulluar 79 leje drejtimi për shpejtësi mbi normat e lejuara, 24 të tjera për drejtim mjeti nën efektin e alkoolit, 6 drejtues mjetesh të arrestuar në kushtet e flagrances për drejtim mjeti në gjendje të dehur dhe 4 të tjerë për drejtim mjeti pa Leje Drejtimi.
Ndërkohë, në të gjithë vendin, janë vendosur 149 gjoba për shpejtësi mbi normat e lejuara, 234 masa për mospërdorim të rripit të sigurimit, 457 masa për përdorim të celularit, 98 masa për mospërdorim të kaskës mbrojtëse.


Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. ? Informohu i pari? , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#Policia#Masat#TopChannel

Recommended