RTV Ora – Tropoja çel sezonin, vullnetarë amerikanë angazhim për problematikat e turizmit
  • 5 years ago
#rtvora
Me Luginën e Valbonës dhe Alpet si kurorë, Tropoja ka potenciale të mëdha në zhvillimin e turizmit të malor.

Sektori ka njohur rritje vitet e fundit por ende ka problematika e mangësi në promovim dhe shfrytëzim e plotë.

Ndaj vullnetarë të Korpusit të Paqes që janë vendosur në qytetin verilindor janë angazhuar direkt për të ndihmuar zgjidhjen e disa problematikave

Vullnetar amerikan: "Jam shumë i surprizuar nga ky vend që është një thesar i bukurisë duke nisur nga Lugina e Valbonës deri në majë të Alpeve. Por një nga problematikat që kam vënë re është se ka mungesa në informacionin për turistët dhe aftësia për të shfrytëzuar këto potenciale. Shpresoj që në dy vitet e qëndrimit këtu të arrij të ndihmojë bashkinë për të hapur një pikë informacioni për turizmit dhe komuniteti të kapë mundësitë që ka humbur.

Vitin e kaluar Tropojën e vizituan rreth 80 mijë turistë, shifër që këtë sezon të ri pritet të arrijë në 100 mijë.

Drejtuesit vendore pranojnë se ende ka punë për të bërë. Këtë vit theksojnë se janë shtuar kapacitetet akomoduese, ndërsa sfidë ende mbetet përmirësimi i shërbimeve

Këngë, valle, lojëra popullore dhe një panair me produkte të zonës shoqëruan çeljen e sezonit turistik të Tropojës.
Për më shumë lexoni në:
http://www.oranews.tv/article/tropoja-cel-sezonin-vullnetare-amerikane-angazhim-problematikat-e-turizmit
Follow RTV Ora

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Follow Ora News on Google+ HERE http://bit.ly/2TdjAJz
Recommended