Ora News - "30 ditë në det", Policia e Shtetit operacion kundër ndotjes
  • 5 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Policia e Shtetit ka marrë pjesë në një operacion ndërkombëtar kunder ndotjes së detit.

Operacioni ku mori pjesë edhe Shqipëria i koduar "30 ditë në det" ka zgjatur nga 1 - 31 tetor.

"Me synim krimet e ndotjes detare në nivel global, u zhvillua me përfshirjen e 276 agjencive të zbatimit të ligjit dhe agjencive mjedisore në 58 vende në të gjitha rajonet, ku u zbuluan mbi 500 shkelje", thuhet në njoftimin e policisë.

Shkeljet e ndotjes detare të zbuluara përfshijnë shkarkimet e paligjshme të vajrave dhe mbeturinave nga anijet, hedhja e paligjshme e mbeturinave në det, shkelja e rregullave të shkarkimeve të anijeve si dhe incidentet e paligjshme të ndotjes në lumenj, në bregdet dhe në vende të tjera në tokë, pranë detit.

Autoritetet në Shqipëri parandaluan një rast ndotje duke siguruar ujërat përreth, ku një mjet peshkimi që po mbytej kishte 500 litra naftë me vete.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/article/30-dite-ne-det-policia-e-shtetit-operacion-kunder-ndotjes
Recommended