RTV Ora - Mbijetuan më pak se 2 vjet, koshat në rrugët e Lezhës dhe Shëngjinit janë vjedhur
  • 5 years ago
#rtvora
Më pak se vjet mbijetuan rreth 120 kosha të mbetjeve urbane të vendosura në rrugët e Lezhës. Shumica prej tyre janë vjedhur e dëmtuar, ndërsa asnjë person gjatë kësaj kohe nuk është ndaluar apo proceduar për dëmtim të pronës publike. Bashkia e Lezhës thotë se ata do të zëvendësohen, por këtë herë i bën thirrje ndërgjegjes qytetare të banorëve që të mirëmbajnë pronën e përbashkët.

Vetëm dy vite mbijetuan këto kosha të vegjël të mbetjeve urbane në rrugët e lezhës dhe Shëngjinit.

Gjatë kësaj kohe pjesa më e madhe janë dëmtuar ose vjedhur.

Fenomeni ndodh gjatë oreve të natës, ndërsa asnjë person nuk është ndaluar apo proceduar për dëmtimin e pronës publike fenomen ky mjaft shqetësues në Lezhës.

Drejtori i Shërbimeve Publike në Bashkinë Lezhë, Ndue Lushi, thotë se koshat do të zëvendësohen, por këtë herë i bën thirrje ndërgjegjes qytetare që të kujdeset më shumë për pronën e përbashkët.

Ndue Lushi: Fatkeqësisht persona të papërgjegjshëm kanë bërë që disa nga këto kosha metalikë të dëmtohen. Po kështu në koshat që janë për letrat, shishe, një cigare apo paketë, ka njerëz që hedhin mbeturinat e shtëpisë.U bëj thirrje qytetarëve se këto kosha janë vetëm për mbetjet e vogla.

Dy vite më parë Bashkia vendosi 120 kosha në trotuaret e Lezhës dhe Shëngjinit si një nëvoje për hedhjen e mbetjeve vetjake nga qytetarët, por ata nisen të dëmtohen shumë shpejt.
Për më shumë lexoni në:
http://www.oranews.tv/article/mbijetuan-me-pak-se-2-vjet-koshat-ne-rruget-e-lezhes-dhe-shengjinit-jane-vjedhur
Follow Ora News

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Follow Ora News on Google+ HERE http://bit.ly/2TdjAJz
Recommended