Ora News - Mungesa e mbikalimeve në rrugët e Lezhës, një nga shkaqet e aksidenteve
  • 5 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Mungesa e mbikalimeve është një prej shkaqeve kryesore të aksidenteve në rrugët që përshkojnë qarkun e Lezhës, krahas shkeljes së rregullave të qarkullimit rrugor.

Në këtë konkluzion ka dalë policia rrugore, e cila i kërkon Autoritetit Rrugor ndërtimin e mbikalimeve në zonat e banuara si një mënyre për të shmangur aksidentet.

Altin Mena: Nëqoftëse ndërhyrja e ARRSH apo organeve kompetente për të bërë këto mbikalime dhe nënkalime që thamë, do ketë më shumë jetë të shpëtuara.

Sinjalistika rrugore, është përmirësuar në rrugët e Lezhë, por problem mbetet mosrespektimi i saj.

Altin Mena: Mosrespektimi i këtyre sinjalistikave bën që të ndodhin aksidentet.

Për të rritur sigurinë rrugore policia ka shtuar prezencën e saj në akset më problematike, ndërsa masat ndëshkimore kanë qenë mjaft të ashpra deri në heqje të lejeve të drejtimit ndaj drejtuesve të mjeteve që shkelin rregullat e qarkullimit rrugor.
Për më shumë lexoni në:
http://www.oranews.tv/article/mungesa-e-mbikalimeve-ne-rruget-e-lezhes-nje-nga-shkaqet-e-aksidenteve
Recommended