RTV Ora - Urgjenca dhe Pediatria Lezhë u përballën me fluks gjatë gushtit
  • 5 years ago
#rtvora
Urgjenca dhe Pediatria e Lezhës janë përballuar me fluks të lartë pacientësh gjatë muajve të sezonit turistik. Me vetëm 12 shtretër, Pediatria ka shënuar deri në 100 vizita në ditë. Ndërsa mjekët e Urgjencës theksojnë nevojën e rimodelimit të funksionimit gjatë verës, pasi numri i pacientëve shtohet ndjeshëm.

Me vetëm 12 shtretër, në Pediatrinë e Spitalit të Lezhës thonë se kanë përballuar deri në 100 vizita në ditë.

Virozat e stinës dhe problematikat që krijohen nga temperaturat e larta dhe plazhi kanë dominuar gjatë gushtit, theksojnë mjekët pediatër.

Bardhok Gjoka: 60-70, ka pas raste deri në 100 vizita në urgjencën e Pediatrisë. Temperaturat e larta, shtimi i popullatës me emigrantët dhe pjesa turistike me qytetarët nga Kosova në plazhin e Tales dhe Shëngjinit.

Me fluks të lartë është përballur edhe urgjenca.

Sezoni turistik disafishon numrin e banorëve të Lezhës dhe për pasojë edhe numrin e atyre që kanë nevojë për shërbime mjekësore.

Mjeku infeksionit, Martin Marku, thotë se përballimi i situatave të krijuara ka qenë i vështirë ndaj thotë se ka nevojë për rimodelim të funksionimit të urgjencës për sezonin turistik.

Martin Marku: Duhet të ketë kapacitet më të madh shtretërish, mendoj se duhet bërë një rimodelim për urgjencën e spitalit të Lezhës, sidomos për periudhën e verës ka një tejmbushje të urgjencës.

Fundi i sezonit sipas mjekëve shënon edhe rënien e fluksit ndërsa situata i kthehet normalitetit.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/article/urgjenca-dhe-pediatria-lezhe-u-perballen-me-fluks-gjate-gushtit

Follow Ora News

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Follow Ora News on Google+ HERE http://bit.ly/2TdjAJz
Recommended