Spahia: Qeveria ka dështuar me Covid-19, spitalet po përballen me fluks

  • 4 years ago
#tvora #rtvoranews
Në një intervistë për Ora News, ish-deputeti i PD-së, Bardh Spahia tha se kanjë apati të plotë nga strukturat shëndetësore për gjurmimin e Covid-19.

Ai u shpreh se shifrat e testimeve janë qesharake krahasuar me vendet e rajonit pasi janë shumë më të ulta.

Spahia shtoi se personeli i spitaleve Covid po përballet me një fluks aspak normal pacientësh dhe se është më vështirësi në logjistikë e aparate.

Bardh Spahia: Kemi parë një apati të plotë nga strukturat shëndetësore për gjurmimin e Covid-19. Kjo luftë nuk kërkon masa ekstreme që kanë prekur qytetarët dhe sakrifica e tyre nuk u shfrytëzua për të ndaluar përhapjen e këtij virusi. Është e qartë se qeveria ka dështuar plotësisht. Përhapja e këtij virusi është në rënie të lirë. Nuk ka asnjë rezistencë minimale nga strukturat shëndetësore për të ndaluar këtë përhapje.

Rritja e testimeve është normale që nuk ndikon në gjurmimin real të përhapjes së virusit. Këto janë shifra qesharake, disa herë më pak se vendet e rajonit. Kjo nuk jep një ide të saktë për shkallën e përhapjes së këtij virusit dhe kjo krijon premisat për përmbytjen e strukturave spitalore. Personeli i këtyre spitaleve po përballet me një fluks aspak normal pacientësh, si dhe më vështirësi në logjistikë dhe aparate.


Për Spahian, duhet që të rritet buxheti për shëndetësisë të rritet, kur OBSH thekson se vendi ynë ka shpenzimet më të ulta.


Për më shumë lexoni në:

https://www.oranews.tv/spahia-qeveria-ka-deshtuar-me-covid-19-spitalet-po-perballen-me-fluks-perhapja-virusit-eshte-ne-renie-te-lire/


Follow TV Ora dhe RTV Ora News

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Për më shumë na ndiqni në: www.oranews.tv

Recommended