Helmim nga ushqimi dhe abuzim me alkoolin/ Fluks në urgjencën e Lezhës

  • 5 years ago
Nata e ndërrimit të viteve dhe dita e parë e vitit të ri kanë qenë të ngarkuara në urgjencën e spitalit rajonal të Lezhës. Dhjetra qytetarë janë paraqitur për të marrë në urgjence ndihmë mjekësore gjatë 24-orëve. Por ndryshe nga vitet e tjera nuk ka pasur të lënduar nga fishekzjarrët apo aksidentet rrugore.

Mjekja e urgjencës Jonida Pjetrushaj thotë se fluksi është përballuar me sukses, ndërkohë që nuk kanë munguar rastet e helmimeve apo të abuzimit me alkoolin. Stafi mjekësor vijon të jetë në gatishmëri për t?iu ardhur në ndihmë qytetarëve, ndërsa është bërë e ditur se urgjenca është e pajisur me të gjitha medikamentet e nevojshme.

Recommended