Ekzekutohet pranë biznesit të tij në Tropojë Guximtar Gjyriqi, autorët djegin makinën në Has
  • 4 years ago
TROPOJE - Një biznesmen, pronar i një pike karburanti dhe restoranti është vrarë mbrëmë me armë zjarri rreth orës 23:32. Viktima është Guxim Gjyriqi 47 vjeç. Ai është vrarë pranë pikës së karburantit të tij në lagjen "Partizani". Autori i ka zënë pritë dhe e ka ekzekutuar, ndërsa më pas është larguar duke humbur gjurmët në errësirë duke përfituar nga nata, ndërsa u gjet e djegur makina e tij në fshatin Golaj të Hasit.

Vëllai i Guximtar Gjuriqit ka qenë shok i ngushtë me Fatmir Haklajn, ish-shefin e komisariatit të policisë së Tropojës, që dha dorëheqjen nga posti më 9 janar 1998. Ende nuk dihet nëse vrasja e Guximtar Gjyriqit lidhet me ndonjë konflikt të castit apo hakmarrje, por burime konfidenciale thanë për Shqiptarja.com se familja Gjyriqi nuk ka pasur lidhje me atë se çfarë ndodhi me Haklajt, dhe janë të vetmit që nuk kanë lëvizur nga Tropoja, duke jetuar të qetë ndër vite.
Recommended