Atentat ndaj Ardian Çapjas/ Elbasan, u qëllua me snajper në banesë. Atentatorët djegin makinën
  • 4 years ago
Një 55-vjeçar është plagosur mëngjesin e së hënës para shtëpisë së tij në lagjen ?Emin Matraxhiu? në Elbasan, teksa është qëlluar në largësi me snajper.


55-vjeçari Ardian Çapja ka marrë një plumb në shpatull dhe është dërguar drejt Tiranës për mjekim të specializuar. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 7 të mëngjesit të së hënës, ndërsa policia njoftoi se po punohet për zbardhjen e ngjarjes, por pa dhënë detaje te tjera. Vetëm pak minuta më vonë në anën tjetër të qytetit, një efektiv i zjarrfikëses së Elbasanit është plagosur në këmbë teksa përpiqej të fikte zjarrin në një makinë të braktisur buzë lumit Shkumbin në lagjen Fushë Mbret të Elbasanit. Makina ka pasur municione të cilat kanë shpërthyer dhe për pasojë plumbi ka marrë në këmbë efektivin zjarrfikës. Banorët e zonës ku u është djegur mjeti tregojnë tmerrin e përjetuar, teksa plumbat shpërthenin.

Në të njëjtën makinë policia gjeti edhe një armë tip snajper, ndërsa vazhdojnë hetimet nëse dy ngjarjet kanë lidhje me njëra-tjetrën. Zyrtarisht policia nuk i ka lidhur ende të dyja ngjarjet, që kanë ndodhur brenda një harku të shkurtër kohor distance nga njëra-tjetra. Policia ka gjetur të fshirë numrin e serisë së snajperit, ndërsa analiza balistike do zbulojë nëse kjo armë është përdorur në atentatin ndaj 55-vjeçarit.

Departamenti i Informacionit, më i madhi, më kryesori në Top Channel, i cili shënoi fillimin e televizionit me edicionin e lajmeve në 20 dhjetor 2001. Përmes informacioneve të shpejta, të sakta dhe të thelluara, reportazheve dhe rubrikave të tjera informative, Top Channel është kthyer në burimin kryesor dhe me prestigjioz të informimit të të gjithëve në Shqipëri, në hapësirën mbarëshqiptare dhe kudo tjetër në botë ku shqiptarët jetojnë. Top Channel është i pranishëm me kamerat dhe gazetarët e tij në të gjitha ngjarjet më të rëndësishme të vendit dhe në botë, me edicionet e tij informative.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#ArdianÇapja#Elbasan#TopChannel
Recommended