Plagoset prane baneses Ardian Capja
  • 4 years ago
Ardian Çapja, një emër i njohur për drejtësinë, është paraqitur i plagosur mëngjesin e sotëm rreth orës 09:37 minuta në spitalin e Elbasanit.

Sipas policisë lokale, 55-vjeçari dyshohet se është qëlluar me armë zjarri pranë banesës së tij në lagjen ?Emin Matraxhiu?.

Familiarët e të plagosurit thanë se ai ishte lënduar pasi ishte rrëzuar në banesë, por policia dyshon se bëhet fjalë për një atentat ndaj tij.

Kjo pasi pak minuta më pas u gjet një makinë e djegur në dalje të qytetit në zonën e njohur si Fushë-Mbret.

Automjeti pa targa dyshohet se është përdorur nga autorët.

Gjatë përpjekjeve për të shuar zjarrin, është plagosur edhe një punonjës i zjarrfikëses pasi ka shpërthyer një nga plumbat që gjendeshin në makinë.

Drejt Elbasanit janë nisur edhe forcat RENEA nga Tirana, ndërsa në pikat kyçe të qytetit janë ngritur pika kontrolli në përpjekje për të kapur autorët.

Gjendja e Çapjas është e qëndrueshme në spitalin e Elbasanit dhe vetë i plagosuri nuk ka pranuar që të transferohet në Tiranë.

Tv Klan

SUBSCRIBE to ?RTV KLAN? on YouTube for more videos!

Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/
Follow Tvklan on Facebook: https://www.facebook.com/tvklan/
Follow rtvklan on Instagram: https://www.instagram.com/rtvklan/
Programet e Tv Klan mund t?i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/
Recommended