Report TV - Atentat me armë në Shkodër, plagoset pranë banesës 40-vjeçari

  • 6 years ago
Një plagosje me armë zjarri ka ndodhur sot në mbrëmje në afërsi të shkollës ?Oso Kuka? në lagjen ?Naim Gjylbegu? të qytetit të Shkodrës.

I plagosur dyshohet se ka mbetur shtetasi Ridvan Kruja 40-vjeç, i cili pasi është transportuar për në spital, ndodhet jashtë rrezikut për jetën.Kruja mësohet se është qëlluar me plumb në këmbë, nja një person i cili i kishte zënë pritë pranë banesës së tij në një pallat pesë katësh.

Për momentin nuk ka një pistë hetimi, por dyshohet për konfliktet e mëparshme që ka patur i plagosuri.

Policia ndodhet në vendngjarje dhe po punon për identifikimin dhe kapjen e autorëve.

Recommended