Report TV - Shkodër, dy vëllezër qëllojnë me armë ndaj banesës, plumbat kapin qenin e shtëpisë

  • 4 years ago
SHKODËR - Ditën e sotme, rreth orës 12:40, në fshatin Grudë, Shkodër, është qëlluar me armë zjarri në drejtim të banesës së Gjergj Mhillaj 63 vjeç, pa shkaktuar dëme në njerëz. Por plumbave nuk i ka shpëtuar një nga qentë e shtëpisë, i cili ka ngordhur pasi ka marrë në trup një prej plumbave.

Nga pamjet që sjell Report Tv shihet se shtëpia është përdhese, ndërsa në oborrin e saj janë dy qen, njëri prej të cilëve ka ngordhur. Nga veprimet e para hetimore, policia thotë se autorë të dyshuar janë dy vëllezërit A. K. 37 vjeç, dhe N. K. 28 vjeç, banues në lagjen Skenderbeg Shkodër të cilët janë shpallur në kërkim.

"Në vendngjarje ndodhen shërbimet e policisë, veprimet po kryhen me grup hetimor dhe punohet për zbardhjen e ngjarjes dhe kapjen e autorëve", thuhet në një njoftim paraprak të policisë.

Recommended