Report TV - Atentat me armë zjarri para banesës, plagoset 35-vjeçari në Shkodër

  • 6 years ago
SHKODER-Atentat me armë zjarri në fshatin Grudë e Re. Një person ka mbetur i plagosur nga të shtënat me armë zjarri mbrëmjen e sotme. I plagosuri është Gjovalin Guri 35-vjeç, ndërsa është qëlluar me armë zjarri para banesës rreth orës 22:30.

Autori i ka zënë pritë duke e qëlluar, ndërsa 35-vjeçari është dërguar me shpejtësi në spital për të marrë ndihmën e parë. Nga të dhënat e para raportohet se autori ka qenë i vetëm, ndërsa pas atentatit është larguar në errësirë duke humbur gjurmët.

Policia ka nisur kontrollet në zonë për të identifikuar dhe arrestuar autorët, ndërsa janë marrë në pyetje familjarët e Gurit për konfliktet që ka pasur, por edhe dëshmitarë në zonë.

Recommended