Sherr mes të rinjve në Tiranë, plagoset me armë zjarri 20-vjeçari, policia në vendin e ngjarjes

  • 5 years ago
Një plagosje me armë zjarri ka ndodhur pasditen e kësaj të shtune në zonën e Yzberishtit në kryeqytet. Report Tv mëson se kanë qenë dy të rinj të cilët janë përleshur me njëri-tjetrin dhe për pasojë njëri, ka marrë një plumb në këmbë nga një armë pistoletë. I plagosuri është identifikuar si Klorentin Shehu, 20-vjeç. Ngjarja ka ndodhur në një zonë të banuar në rrugën ?Rexhep Shala? dhe ka shkaktuar panik te qytetarët.

I riu mësohet se ndodhet jashtë rrezikut për jetën Spitalin e Traumës. Policia bën të ditur se ka identifikuar autorin është vënë në ndjekje të tij si dhe po heton shkaqet e kësaj ngjarje.

Recommended