Report Tv - Përplasja me armë zjarri në Elbasan, pamje nga vendi i ngjarjes
  • 5 years ago
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në qytetin e Elbasanit, ku nga një përplasje me armë zjarri, 3 persona kanë humbur jetën, mes tyre edhe një i huaj. Report Tv ka mësuar i huaji është me kombësi turke, i identifikuar si E.K. Dy shqiptarët e vrarë janë Endrit Alibej 34 vjec, dhe Arben Dylgjeri, 54 vjec. Ngjarja ka ndodhur në afërsi të Kombinatit Metalurgjik, në Bradashesh, ku një makinë me targa rumune ka qëlluar drejt 3 të vrarëve. Tre personat kanë qenë në një makinë Land Rover dhe janë qëlluar në prani të familjarëve të tyre. Në 3 makinat ndodheshin 5 gra dhe 3 fëmijë. Viktimat u qëlluan me kallashnikov dhe me plumbat në kokë. Pas të shtënave, automjeti ku ndodheshin shqiptarët bashkë me të huajin, ka humbur kontrollin. Makina që i qëlloi mësohet se është larguar drejt Peqinit. Dyshohet se përplasja me armë lidhet me përplasjen e bandave në qytetin e Elbasanit dhe prishjen e pazareve të drogës. Burime për Report Tv bëjnë me dije se 3 të vrarët janë kthyer pak ditë më parë në Shqipëri pasi ndodheshin jashtë vendit. Njëri nga shqiptarët ka jetuar në Angli, tjetri në Holandë.
Recommended