Report Tv - Pamje nga vendi i përplasjes me armë zjarri në Elbasan ku ngelën 3 të vrarë
  • 5 years ago
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në qytetin e Elbasanit, ku nga një përplasje me armë zjarri, 3 persona kanë humbur jetën, mes tyre edhe një i huaj. Report Tv ka mësuar i huaji është nga Kolumbia, i identifikuar si E.K. Dy shqiptarët e vrarë janë Indrit Alibej dhe Arben Dylgjeri. Ngjarja ka ndodhur në afërsi të Kombinatit Metalurgjik, në Bradashesh. Tre personat kanë qenë në një makinë dhe janë qëlluar në prani të familjarëve të tyre. Report Tv ka mësuar se viktimat ndodheshin në një makinë kur iu është bërë atentat. Pas të shtënave, automjeti ku ndodheshin shqiptarët bashkë me të huajin, ka humbur kontrollin. Dyshohet se përplasja me armë lidhet me përplasjen e bandave në qytetin e Elbasanit dhe prishjen e pazareve të drogës. Burime për Report Tv bëjnë me dije se 3 të vrarët janë kthyer pak ditë më parë në Shqipëri pasi ndodheshin jashtë vendit.
Recommended